Lirim Zendeli do të drejtojë makinë në Formula 2

Piloti me prejardhje nga Maqedonia, Lirim Zendeli, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Formula 2, “MP Motorsport” dhe për herë të parë do të garojë në Formula 2. Lajmi është konfirmuar nga vet Zendeli në rrjetet sociale, ndërsa më pas edhe nga klubi me të cilin ka fimrosur kontratë piloti shqiptarë.

Jemi shumë të lumtur t’iu njoftojmë se Lirim Zendeli do jetë pjesë e jona për FIA Formula 2 2021. Mirëserdhe në skuadër, Lirim”, ishte postimi i klubit.

 

Ndërkohë Lirim Zendeli , tha se kjo është ditë e veçantë për të sepse më në fund do vozis në Formula 2.

Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Më në fund mund t’iu them se do vozis për ‘mpmotorsport’ për vitin e parë në Formula 2. Falënderues dhe më shumë se 100 për qind i gatshëm të vazhdojë të dhe të paraqitem mirë me skuadrën që përformojë mirë në vitin 2020”, shkroi ai në Instagram.

LEXO EDHE:

Back to top button