Lirohet Alil Demiri, i cili u arrestua dje nga Policia e Kosovës pasi kishte një flet-arrest ndërkombëtar
Lirohet Alil Demiri, i cili u arrestua dje nga Policia e Kosovës pasi kishte një flet-arrest ndërkombëtar

Është liruar Alil Demiri, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës pasi kishte një flet-arrest ndërkombëtar. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha. “Pas provave të dorëzuara nga mbrojtja dhe argumenteve sqaruese të dhëna në seancën dëgjimore ku u trajtua kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, Prokurori që përfaqësoi propozimin u tërhoq nga kerkesa”. “Alil Demiri tashmë është i lirë”, deklaroi avokati i tij, Besnik Berisha. Avokati Berisha edhe një ditë më parë ishte i bindur se ndalimi dhe arrestimi i Demirit ishte bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe përbënte cenim flagrant të të drejtave ligjore dhe kushtetuese ndaj tij. Berisha tha se Demiri nuk mund të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut pasi kërkesa është vendosur dhe refuzuar nga gjykata kosovare në të dy instancat. Ndërkohë gjatë ditës Ministria e Drejtësisë në Maqedoni theksoi se nuk ka kërkesë të re për ekstradimin e Alil Demirit pasi aktive është ende kërkesa e vitit 2018. Ali Demiri u dënua në mungesë me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, përkatësisht vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës 11 vite më parë.