Lista me disa nga funksionet e serotoninës në organizëm

Lista me disa nga funksionet e serotoninës në organizëm

Serotonina luan disa role, duke përfshirë ndikimin në të mësuarit, kujtesën, lumturinë si dhe rregullimin e temperaturës së trupit, gjumit, sjelljes seksuale dhe urisë.

Mungesa e serotoninës së mjaftueshme mendohet se luan një rol në depresion, ankth, mani dhe kushte të tjera shëndetësore.

Në vijim është lista me disa nga funksionet e serotoninës në organizëm:

Të ndihesh mirë

Serotonina rregullon disponimin në tru. Shpesh quhet kimikati natyral i trupit për t’u ndier mirë. Kur serotonina është në nivele normale, ju ndiheni më të përqendruar, emocionalisht më të qëndrueshëm, më të lumtur dhe më të qetë.

Nivelet e ulëta të serotoninës lidhen me depresionin. Shumë medikamente të përdorura për të trajtuar ankthin, depresionin dhe çrregullimet e tjera të humorit, shpesh synojnë mënyra për të rritur nivelin e serotoninës në organizëm – shkruan Cleveland Clinic.

Trakti gastrointestinal

Pjesa më e madhe e serotoninës gjendet në traktin gastrointestinal, ku ndihmon në kontrollin e funksionit të zorrëve dhe luan një rol në mbrojtjen e zorrëve.

Zorrët mund ta rritin lirimin e serotoninës për të shpejtuar tretjen për të çliruar trupin nga ushqimet irrituese ose produktet toksike. Serotonina gjithashtu luan një rol në reduktimin e oreksit gjatë ngrënies.

Të përzierat

Nauzeja (të përzierat) shkaktohet kur serotonina lëshohet në zorrë më shpejt sesa mund të tretet. Mesazhi kimik merret nga truri, të cilin e perceptoni si të përziera.

Shumë barna të përdorura për të reduktuar ndjenjat e të përzierave dhe të vjellave synojnë receptorët specifikë të serotoninës në trurin tuaj.

Cilësia e gjumit

Serotonina, së bashku me një neurotransmetues tjetër dopaminë, luan një rol në cilësinë e gjumit (sa mirë dhe sa gjatë flini).

Reklama

Truri gjithashtu ka nevojë për serotoninë për të prodhuar melatoninën – një hormon që rregullon ciklin gjumë-zgjim.

Mpiksja e gjakut dhe shërimi i plagëve

Serotonina lëshohet nga trombocitet në qarkullimin e gjakut për të ndihmuar në shërimin e plagëve.

Gjithashtu bën që enët më të vogla të gjakut, arteriolat, të ngushtohen, gjë që ngadalëson rrjedhën e gjakut dhe ndihmon në formimin e mpiksjes. Ky është një proces i rëndësishëm në shërimin e plagëve.

Dendësia e eshtrave

Nivelet e serotoninës mund të luajnë një rol në densitetin e kockave. Nivelet e larta të serotoninës në zorrë mund të luajnë një rol në dobësimin e kockave, gjë që mund të çojë në thyerje të kockave (fraktura) dhe osteoporozë.

Epshi seksual

Së bashku me neurotransmetuesin dopaminë, serotonina gjithashtu luan një rol në dëshirën tuaj për seks.

LEXO EDHE:

Back to top button