Lista me të korruptuarit, Ageler: Hetohet politika biznesi dhe gjyqësori

Lista me të korruptuarit, Ageler: Hetohet politika biznesi dhe gjyqësori

Gazetare: Fatlume Dervishi

Në muajt e vitet e ardhshme SHBA-të do të publikojnë disa emra të cilët do të dalin nga hetimet e zyrtarëve amerikan dhe që lidhen me korrupsionin. Ambasadorja e SHBA-së Angella Agiler thotë se nuk ka afat, por shpreson që ky proces të jetë i vazhdueshëm dhe shton se këto persona do të sanksionohen në disa mënyra të mundshme, varësisht veprave të tyre.

“Ka një dialog të vazhdueshëm mes ambasadës së SHBA-së, ekipit tim këtu me mua dhe zyrtarëve në Uashington, qoftë ai Departamenti i Thesarit, qofte Departamenti i Shtetit, qoftë Byroja e Këshillimit për sanksione të vizave, sanksione ekonomike, qoftë Këshilli për Siguri Kombëtare për çështje të sigurisë. Kështu që ky është një proces i vazhdueshëm që shqyrton sanksionet e përshtatshme për personat e caktuar që varen nga ligjet dhe rregullat të cilat ata i kanë shkelur, gjë që do të bënte që SHBA-të të mos duan më që ata të hynë në SHBA, ose sanksione financiare”, deklaroi Angella Ageler, ambasadore e SHBA-së.

Sanksionet e SHBA-së janë serioze dhe mund të kenë pasoja afatgjate dhe kanë dhënë rezultate edhe në vendet e tjera ku janë zbatuar, thotë Ageler.

Korrupsioni nuk lidhet vetëm me politikanët e zgjedhur, shton Ageler. Ajo përmend edhe dy sektorë të tjerë në të cilët është fokusuar hetimi dhe sanksionet.

“Mendoj se të gjithë e kemi të qartë se ka disa çështje brenda sistemit të drejtësisë. Lista jonë e sanksioneve nuk është e limituar vetëm brenda një sektori. Sanksione ka edhe ndaj njerëzve të biznesit të cilët është zbuluar se kanë qenë të përfshirë rregullisht në aktivitete të korruptuara brenda kompanive dhe bizneseve të tyre. Kështu që nuk është e limituar vetëm për zyrtarët e zgjedhur por edhe në gjyqësor, në sektorin e sundimit të të drejtës dhe në biznes”, u shpreh Angella Ageler, ambasadore e SHBA-së.

Ageler e ka ngritur zërin për të kritikuar nivelin e korrupsionit në vend që në fillim të mandatit të saj në Shkup, në fund të vitit të kaluar duke shkaktuar një valë reagimesh mes politikanëve, prokurorëve e gjykatësve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button