Liverpuli gati të bëj Sallahun , lojtarin më pagë më të lartë

Sulmuesi Mohamed Sallah është afër të nënshkruajë kontratën e re me Liverpullin, pasi që ajo aktuale skadon në vitin 2023. Real Madridi dhe PSZH ishin të lidhur me Sallahun, që shënoi golin e 100-të me Liverpullin gjatë muajit të kaluar.

Sipas “Football Insider”, skuadra angleze është duke përgatitur ofertë të re për 29-vjeçarin që vlen 350 mijë funte në javë dhe duan të arrijnë marrëveshjen para afatit kalimtar të janarit. Në raport thuhet se Sallah gjithashtu është i interesuar për kontratën e re që do zgjasë deri në vitin 2026, atëherë kur do jetë 34-vjeçar.

Njëkohësisht me marrëveshjen e re, Sallah do të ishte lojtari më i paguar në skuadër, edhe më shumë se Alison, Virxhil van Dajk dhe Trent Aleksander-Arnold, që gjatë këtij viti kanë nënshkruar kontrata me shumë para.

LEXO EDHE:

Back to top button