Liverpulli synon të firmos me yllin e Bajern Munihut

Sipas një raporti të ri, Liverpuli thuhet se po synon një lëvizje të madhe në afatin kalimtar të janarit për yllin e Bajern Munihut, Leroj Sane. Sipas “Daily Mirror”, trajneri i “Reds”, Jurgen Klop e ka identifikuar 27-vjeçarin si një zëvendësues të mundshëm të Mohamed Salah, nëse ai do të largohej për në Superligës e Arabisë Saudite.

“Reds” do të ishin të gatshëm të thyejnë tarifën e tyre rekorde për klubin në mënyrë që të sjellin reprezentuesin gjerman në “Anfield”, me Sane që ishte larguar nga Man. Siti në vitin 2020. Liverpuli refuzoi një ofertë që thuhet se ishte në rreth 200 milionë euro gjatë verës për Salah, me 31-vjeçarin që ishte i bindur për të qëndruar.

“Al Ittihad” ndjeu se ishte tepër vonë në afatin kalimtar për të testuar vendosmërinë e Liverpoolit me një ofertë edhe më të madhe, por mund të rikthehet për egjiptianin në janar. Sallah ka ende 18 muaj të mbetur nga kontrata e tij aktuale në “Anfield”.

Drejtori i futbollit në Superligën Saudite, Mihael Emenalo është ende i bindur se Salah do t’i shtohet grupit të madh të talenteve evropian për të bërë një lëvizje në Lindjen e Mesme.

LEXO EDHE:

Back to top button