Liverpulli arrin akordin me Kerkezin, por ende jo me Bornemautin

Fabrizio Romano raporton se Millosh Kerkez është duke u përgatitur për një transferim të mundshëm te Liverpulli, edhe pse klubi ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare për Bournemautin.

Sipas gazetarit italian, marrëveshja personale mes Kerkezit dhe Liverpullit është arritur, dhe lojtari mezi pret t’i bashkohet “The Reds”. Mbrojtësi i majtë është i entuziazmuar nga ideja për të qenë pjesë e kësaj skuadre, duke besuar se Liverpulli ishte i shkëlqyer sezonin e kaluar dhe do të përmirësohet edhe më tej sezonin që vjen.

“Ekziston një ndjenjë shumë pozitive mes Liverpullit dhe Kerkezit. Agjenti i tij është i njëjti që përfaqëson edhe Federiko Kiezan, dhe marrëdhëniet me klubin janë të shkëlqyera”, raporton Romano.

Liverpulli duket se po e vlerëson seriozisht transferimin, por është ndalur për shkak të interesimit paralel për Florian Virtz nga Bajer Leverkuzen.

Nëse arrijnë të mbyllin marrëveshjen për Virtzin në ditët në vijim, atëherë pritet të kthejnë vëmendjen te Kerkezi. Hungarezi 21-vjeçar ka treguar formë premtuese me Burnemautin dhe shihet si një përforcim afatgjatë për krahun e majtë të mbrojtjes në ‘Anfield’.

LEXO EDHE:

Back to top button