Liverpulli dhe Bajer Leverkuzi konfirmojnë kualitetin, “rrëshqet” Roma e Murinjos

Ka mjaftuar një fitore e madhe, e merituar, e lehtë dhe zbavitëse e Liverpullit ë skuadra e Jurgen Klopit të avancojë në fazën tjetër të Ligës Europa, teksa ka siguruar kreun e grupit dhe kualifikimin në sajë edhe të ndeshjes tjetër mes Tulluzit dhe Union Berlinit që kanë barazuar 0-0 në Francë dhe do të ndajnë vendin e dytë në javën e fundit. Për djemtë e Klopp ka hapur rezultatin Diaz, ka shënuar Gakpo, i zakonshmi Salah dhe më pas ka mbyllur sërish Gakpo për një poker të lehtë në “Anfield Road”…

Shpërdoron një rast të artë Roma e Mourinjos që në Gjenevë, ndaj Servette, është ndalur në një 1-1 që i dënon në vendin e dytë në grup, pasi Slavia e Pragës me fitoren e rëndë 3-2 në fushën e Sheriff Tiraspolit e sheh veten në krye (+2 pikë mbi Roma-n) dhe në ndeshjen e fundit, do t’i mjaftonte një barazim ndaj Servette në Pragë. Për verdhekuqtë shënoi Lukaku në pjesën e parë, duke shkuar 10 gola sezonale, por vendasit gjetë barazimin në pjesën e dytë.

Betejë në Marseille aty ku topin e mer me vete në shtëpi Aubamejang, i cili ndaj Ajaksit shënoi hat-trick ku në mes është një kryevepër gol me roveshatë brenda zone. Ajaksi u përgjigj në çdo avantazh të përkohshëm te ekipit të Gattusos por në fund ishte sërish Aubameyang ai që gjeti golin e 4-3 final, në një ndeshje ku Ajax luajti më shumë se 20 minuta me dhjetë futbollistë. Marseja që mer kreun e renditjes dhe tashmë Brajtonin del i dyti momentalisht dhe në javën e fundit do përcaktohet se cili kalon direkt dhe cili luan playoff.

Siguron kualifikimin edhe Viljareali, duke qenë se mundi 3-2 Panathinaikos në një sfidë që u duk e lehtë por u komplikua kur grekët, në disavantazh 3-0, shënuan dy gola.

Nuk fal Leverkuzeni që arrin fitoren e pestë në pesë ndeshje në Ligën Europa, duke mundur Hakenin në Suedi me dy golat e Boniface dhe Shik. Sakaq, në sfidën tjetër, Molde u barazua 2-2 në fund nga Karabaku dhe tashmë në javën e fundit do të vendoset se kush kualifikohet si e dyta e grupit.

LEXO EDHE:

Back to top button