Liverpulli dhuron spektakël, Bajer Leverkuzeni në fund nokauton Karabakun

Liverpulli dhuroi spektakël në Ligën Europa.  Edhe pse kishin fituar 5-1 në ndeshjen e parë, në takimin e kthimit, në “Anfield”, ”The Reds” u treguan të papërmbajtshëm duke triumfuar me shifrat 6-1 ndaj Spartës së Pragës. Brenda çerek ore lojë, ekipi i Klopp realizoi katër gola me autorë të ndryshëm. Nunjez hapi “festivalin” e  golave, ndërsa më pas shënuan edhe Klark, Sallah dhe Gakpo. Te çekët “tundi rrjetën” Birmancevic, në fundin e fraksionit.  Në këtë sfidë, Qazim Laçi luajti nga minuta e parë për mysafirët, sakaq nga stoli e filloi Tuci. Në fillimin e pjesës së dytë, Szoboszlai dhe Elliot vendosën emrat në listën e golashënuesve. Sallah me shokë mbeten një nga skuadrat pretnedente për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit të Ligën Europa.

Asnjë problem për Romën e Daniele De Rossit. Fitorja 4-0 në ndeshjen e parë ndaj Brajtonit i dhuroi qetësinë e duhur italianëve, me përballjen në Amex Stadium (Brighton) që përfundoi 1-0.

Thriler në Gjermani. “Aspirinat” e Leverkusen, nëse në kampionat po shkojnë një drejt rrëzimit të sundimit të Bajern Munihen, në Ligën Europa duken tjetër ekip. Skuadra e Çabi Alonsos barazoi 2-2 ndaj Karabagut në ndeshjen e parë, ndërsa në ndeshjen kthyese ia dolën në limite me shifrat 3-2. Atalanta e Berat Gjimshitit përmbysi Sporting dhe mund portugezët 2-1 (1-1 ndeshja e parë).

LEXO EDHE:

Back to top button