Pas plotë 120 minutave dhe penalltive, skuadra e Liverpullit ka arritur të fitojë trofeun e “Carabao Cup”, duke mposhtur në finale Çellsin.
Ndeshja ishte shumë dramatike që nga minutat e pare, me dy skuadrat që kërkonin të gjenin rrjetën e portës, por assesi nuk ia dilnin Kristian Pulishiç rrezikoi fillimisht Liverpullin, por dështoi nga afërsia. “Reds” provuan përmes Keita dhe Mane, por portiere Mendi, bëri pritje të njëpasnjëshme duke ia mohuar golin. Tutje, Mejson Maunt kishte disa raste të arta, mirëpo prapëseprapë dështoi t’i konkretizoi.
I inkuadruari Romelu Lukaku gjeti golin, mirëpo pas rishikimit të “VAR”-it doli të jetë pozitë jashtë. Për të njëjtën arsye, në kohën shtesë, iu anulua goli edhe bashkëlojtarit, Kai Havertz, andaj fituesi u vendos nga pika e bardhë.

Në 11-metërsh, futbollistët e dy skuadrave ishin aq të pagabueshëm, sa që u erdhi radha edhe portierëve. Në penalltinë e fundit, ishte Kepa Arrizabalaga që dështoi të shënonte dhe “Reds” fituan “Carabao Cup”. Për Liverpool, ky trofe ishte i pari pas plotë 10 viteve dhe i 9-të në përgjithësi në këtë konkurencë të garave.









