Liverpulli, gati 50 mln euro për përforcimin e ri në merkaton e janarit

Kefren Turam vazhdon të jetë njëri nga mesfushorët më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane. Mesfushori francez ishte objektiv i top klubeve evropiane në verë, por në fund skuadra e tij Nica, rezistoi duke refuzuar të gjitha ofertat. Megjithatë gjiganti anglez Liverpul nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit dhe po tenton afrimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

“Caught Offside” ka raportuar se trajneri Jurgen Klop ka kërkuar nga drejtuesit e klubit me çdo kusht transferimin e francezit në afatin kalimtar të janarit. “The Reds” janë të gatshëm t’i përmbushin kërkesat e Nices me një ofertë prej 50 milionë euro në afatin kalimtar dimërorë për transferimin e talentit francez në “Anfield”.

22-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit qendror është i gatshëm për ta bërë një hap para në karrierë dhe ka kërkuar largimin nga klube. Gjithsesi në garë për të janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Bajern Munih, Juventus dhe Arsenali.

LEXO EDHE:

Back to top button