Liverpulli, gati të zyrtarizojë dy blerjet e para të merkatos

Mbrojtësi më i mirë i krahut në Bundesligë, Xheremi Frimpong pritet të zyrtarizohet si futbollist i ri i Liverpullit. Mbrojtësi i Leverkuzenit do t’i kushtojë 38 milionë euro kampionit të Premier Ligës.
Skuadra e Arne Slotit po zhvillon bisedime intensive për blerjen e një tjetër mbrojtësit të krahut. Kerkezi i Burnemautit është në bisedime të avansuara me skuadrën e madhe angleze. Kerkez është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Premier Ligë këtë edicion.