Liverpulli gjen zëvëndësimin për Sallahun në Bundesligë!

Sulmuesi i Hofenhajmit, Maksimilian Beier, ka pasur një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit duke shënuar pesë gola në elitën e futbollit gjerman. Performancat e tij të mira kanë tërhequr interesimin e disa klubeve nga Premier Ligë, duke përfshirë këtu skuadrat si: Brentford, Everton dhe Liverpulli.
Për të larguar interesimin e këtyre klubeve, Hofenhajmi është duke bërë përpjekje që të rinovojë kontratën e Beier, e cila momentalisht është e vlefshme deri në vitin 2025 dhe ka të përfshirë një klauzolë lirimi prej 20 milionë eurove.
Sipas gazetës gjermane “Kicker”, Hoffenhajmi ka shprehur interesimin për ta shpërblyer atë me një rritje të pagës për shkak të paraqitjeve të tij të mira. Beier, i cili është produkt i Akademisë së Hoffenhajmit ka përfaqësuar Gjermaninë në grupmoshat e U21. Ai ka shpenzuar dy sezone si huazim tek Hanover 96, aty ku shënoi 15 gola dhe bëri shtatë asistime në 68 paraqitje.
Mes dyshimeve për të ardhmen e Mohamed Sallah i cili së fundmi është lidhur me një kalim në Arabinë Saudite, drejtuesit e klubit janë vënë në kërkim të një sulmuesi të ri dhe siç duket Beier është njëri ndër objektivat kryesorë.