Liverpulli gjen zëvëndësuesin e Mohamed Sallahut te Barcelona

Liverpulli po përgatit një ofertë të madhe për yllin e Barcelonës, Rafinja, sipas “Fichajes”. Pas një nisjeje zhgënjyese të sezonit dhe rënies në formë të Mohamed Sallah, drejtuesit e klubit kërkojnë të forcojnë krahët e sulmit.

Raportohet se “The Reds” janë gati të investojnë rreth 88 milionë paund për brazilianin, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Sallah. Barcelona, për shkak të problemeve financiare, mund të pranojë ofertën nëse ajo konkretizohet.

Rafinja ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë vitit të fundit dhe ka nisur mirë këtë sezon përpara dëmtimit. 28-vjeçari, me eksperiencë të mëparshme në Premier Ligë, do të ishte një përforcim i gatshëm për Liverpullin.

LEXO EDHE:

Back to top button