Liverpulli i bashkohet “Djajve të Kuq” në garën për mbrojtësin e Lillë-s

Liverpulli i është bashkuar Man. Junajtedit në garën për të nënshkruar me mbrojtësin e ri të Lillës, Leni Joro. Lajmi konfirmohet nga e përditshmja britanike “Metro”. Joro, 18 vjeç, luan në Ligue 1 me skuadrën e Lillës, me të cilin ka një kontratë deri në verën e vitit 2025. Kostoja e kartonit të tij është 40 milionë euro.

Duke qenë se hyn në vitin e fundit të kontratës dhe nuk pritet ndonjë rinovim, lojtari mund të ik këtë verë. Dy ekipet “big” të Premier Ligës e kanë hedhur sytë dhe synojnë ta afrojnë në radhët e tyre. Leni Joro është në sezonin e tij të dytë të plota në kampionat me fanellën e Lilën, ku në 60 ndeshje zyrtare ka realizuar edhe 3 gola. Këtë sezon ai u aktivizua rregullisht me Lillën.

Lojtari luan edhe me kombëtaren U-18 të Francës, duke treguar aftësi të mira teknike. Këtë sezon ai u përfshi edhe në ekipin e më të mirëve të Ligue 1.

LEXO EDHE:

Back to top button