Liverpulli ka vendosur për fatin e Shaqirit

Liverpulli, ka vendosur për fatin e Xherdan Shaqirit. “Reds” kanë nevojë për financa që të bëjnë disa transferime në mbrojtje dhe kohën se fundit flitej për largimin e disa lojtarëve, e ndër ta edhe ylli shqiptar që përfaqëson Zvicrën,.

Por, kampioni i Anglisë ka vendosur të mos e largojë Shaqirin këtë afat dimëror, meqenëse është shëruar nga lëndimet, derisa ishte i pranishëm si zëvendësues edhe në humbjen ndaj Sauteamptonit.

Pos kësaj, Shaqiri është i lumtur në “Anfield”, aty ku do qëndrojë se paku deri në verë. Në të kaluarën interesim për sulmuesin kanë shprehur disa skuadra të mëdha, si Roma, Gallatasaraj dhe Sevilja.

LEXO EDHE:

Back to top button