Liverpulli kërkon mbrojtësin shqiptarë që luan në Gjermani

Skuadra e Liverpullit është duke menduar për afatin e transferimeve gjatë verës dhe trajneri i ri, Arne Slot ka filluar t’i “piketojë” disa lojtarë.

Sipas Bild.de, skautët e “The Reds” kanë përcjellë disa ndeshje të futbollistit shqiptar, Brajan Gruda. Ky i fundit ka zhvilluar një sezon fantastik me Maincin në Bundesliga, duke zhvilluar 28 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri tri asiste.

Dhe duket se Liverpooli tashmë është interesuar për shërbimet e tij. Vlera e futbollistit shqiptar është 9 milionë euro sipas sajtit “Transfermarkt”, kurse Liverpulli po bën gati një ofertë prej 10 milionë euro.

19-vjeçari nuk u ftua nga kombëtarja e Gjermanisë për ndeshjet e “Euro 2024”, por që ka ftesën nga Silvinjo i Shqipërisë.

LEXO EDHE:

Back to top button