Liverpulli konkurencë Barcelonës, gati 70 mln euro për yllin argjentinas

Liverpulli thuhet se po kërkon të nënshkruajë me mesfushorin e Porto-s, Alan Varela, i cili është gjithashtu në shënjestrën e Barcelona-s. Pas largimit të legjendës së klubit Serhio Buskets me kosto zero verën e kaluar për t’u bashkuar me Inter Majamit, Blaugrana nuk ka arritur të gjejë një zëvendësues të denjë për spanjollin.

Mes shumë alternativave, Oriol Romeu nuk i ka përmbushur pritshmëritë, ndërsa Ilkay Gundogan, Andreas Kristensen dhe Frenkie de Jong janë vetëm opsione të improvizuara.

Drejtori sportiv Deko ka një listë të gjerë opsionesh të renditura, si Martin Zubimendi, Xhoshua Kimmih, Bruno Guimaraesh dhe Amadou Onana. Por financat e dobëta të klubit do të thotë se ata mund të jenë jashtë garës për të katër lojtarët.

Varela, një përfaqësues i Argjentinës U-23, është shfaqur si një opsion, duke marrë parasysh paraqitjet e tij mbresëlënëse për Porton. Megjithatë, “Të Kuqtë” mund të prishin planet e katalanasve. Sipas “El Nacional”, gjigantët e Premier Ligës janë të përgatitur të investojnë 70 milionë euro për të blerë ish-lojtarin e Boka Xhuniors, një shumë që Barça nuk ka gjasa t’i afrohet.

LEXO EDHE:

Back to top button