Pas spektaklit të mbrëmshëm në stadiumin “Itihad” në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve mes Mançester Sitit dhe Real Madridit, sonte në orën 21:00, do të zhvillohet sfida e parë e gjysmëfinales së dytë. Skuadra e Liverpullit përballet me Viljarealin në stadiumin “Anfield roud”, në sfidën tjetër në mes skuadrave nga Anglia dhe Spanja.
KLOP: KEMI ANALIZUAR MJAFT MIRË VILJAREALIN
“Sigurisht që e kemi analizuar shumë mirë Viljarealin. Kam pasur shumë respekt për Unai Emery, ndërsa pas këtij sezoni, jam edhe më i kënaqur me punën e tij. Ajo që ai bën është mbresëlënëse. Ai është një trajner i klasit botëror, që gjithmonë i kushton vëmendje detajeve më të vogla. Kjo do të jetë një ndeshje e shkëlqyer për të dy skuadrat. Rrallëherë ka një shans për të luajtur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kështu që lojtarët duhet të shijojnë çdo moment.”
Trajneri gjerman në pankinën e skuadrës angleze nuk ka probleme më ekipin dhe vetëm Firminjo është në dyshim, ndërsa trajneri spanjoll, Unai Emeri, do të jetë pa Alberto Morenon dhe Pinjon, për shkak të lëndimit, ndërsa deri në momentin e fundit do të monitorohet situata me Zherard Morenon.
EMERI: KY ËSHTË LIVERPULLI MË I MIRË DERI MË TANI
“Secila skuadër që është në gjysmëfinale , është aty se e ka merituar një gjë të tillë. Liverpulli në njeh më mirë pasi që kemi arritur të eliminojmë dy skuadra të mëdha evropiane. Edhe atë e dijnë se nuk do të jetë aq lehtë, edhe pse janë në rolin e favoritit. Mendojë se ky është Liverpulli më i mirë që kam parë deri më tani dhe kjo vetëm nxit motivin tonë që të mundim ekipin më të mirë në botë.
Përballja Liverpull – Viljareal, do nis në orën 21.00.










