Liverpulli në biseda me mesfushorin e Atl. Madridit

Skuadra e Liverpulit, ka shprehur interesim për mesfushorin e Atletiko Madridit, Saul Niguez, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Diego Simeone.

Sipas ‘La Razon’, Liverpuli është në bisedime me Saulin në lidhje me një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës. Jurgen Klop e sheh mesfushorin e Atleticos si zëvendësues ideal të Xheorxhinio Uajnaldum i cili u largua në drejtim të PSZH-së.

Drejtuesit e klubit spanjoll janë të hapur për shitjen e spanjollit për një shifër rreth 50 milionë euor, pasi janë afër transferimit të Rodrigo De Paul. 26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 41 paraqitje me fanellën e Atl. Madridit, në të gjitha garat, duke realizuar dy gola dhe një asist.

LEXO EDHE:

Back to top button