Liverpulli në biseda të avancuara me mbrojtësin e Bajer Leverkuzenit

Liverpulli ka zhvilluar bisedime të avancuara me Bajer Leverkuzenin për të arritur një marrëveshje në lidhje me transferimin e Xheremi Frimpongun nga Bundesliga në Premier Ligë sezonin e ardhshëm. Lajmi është konfirmuar nga “Sky sports”, që raporton se 24-vjeçari është një nga opsionet kryesore për të zëvendësuar Trent Aleksander-Arnold, që do të largohet nga “The Reds” për të shkuar në Madrid.
Për këtë arsye, drejtuesit e “The Reds” po ndjekin seriozisht Frimpong. Pretendohet se holandezi po planifikon gjithashtu të largohet nga Leverkuzeni këtë verë dhe ai ka një klauzolë lirimi prej 35-40 milionë eurosh.
Frimpong e ndihmoi Leverkuzenin të fitonte titullin kampion dhe Kupën sezonin e kaluar, ndërkohë që më herët ka triumfuar edhe në Skoci me Seltikun.
Me fanellën e Bajer Leverkuzenit, lojtari ka ka shënuar 30 gola dhe ka dhënë 44 asistime në 190 ndeshje zyrtare.