Llazarov: Treg të përbashkët të punës dhe shkëmbim të përbashkët të energjisë me Bullgarinë

Eliminimi i barrierave për punësimin e qytetarëve tanë në Bullgari dhe të qytetarëve bullgar tek ne, por edhe shkëmbimi i përbashkët i mallrave, ishin pjesë e temave të diskutuara dje në takimin për bashkëpunim më të mirë ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, shkruan Alsat. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Odës Ekonomike maqedono-bullgare, Kirill Llazarov, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. Duke folur për këtë temë, ai ndër të tjerat tha:
“Përveç tregut të përbashkët të punës, duam të kemi shkëmbim të përbashkët për produktet bujqësore dhe shkëmbim të përbashkët të energjisë. Për sa i përket tregut të përbashkët të punës, para së gjithash nënkuptojmë eliminimin e barrierave për punësimin tonë në Bullgari dhe qytetarëve bullgarë këtu. Të vazhdojë stazhi i tyre, të mos ketë kufizime: 90 ditë, leje speciale e kështu me radhë”, tha Llazarov./Alsat.mk