Lloga: Kur u dorëzua Kodi Penal isha jashtë shtetit

Lloga: Kur u dorëzua Kodi Penal isha jashtë shtetit

Gazetar: Adrian Kerimi

Ministri i Drejtësisë, Krenar LLoga u arsyetua para gazetarëve për mos nënshkrimin dhe propozimin e ndryshimeve në Kodin e ri Penal. Sipas tij, zëvendësministrja e Drejtësisë është ajo që ka nënshkruar ndryshimet derisa ai ka qenë jashtë shtetit. Madje e njëjta ka marr pjesë edhe në seancë të Qeverisë. Lloga tha se nuk pajtohet me ndryshimet dhe se nuk ka autorizuar zëvendësen e tij për propozim, pasi një mundësi e tillë ligjore nuk ekziston, përkatësisht nuk e mundëson Ligji mbi Qeverinë.

“Autorizimi është i përcaktuar në Ligjin mbi Qeverinë, kështu që unë nuk jam askush që ta autorizoj ose jo dikë në shtet”, tha Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.

Grupi i ekspertëve është duke punuar për Kod të Ri penal. Lloga tha se do të kërkon që në nenin për shpërdorim me detyrën zyrtare, të rikthehen dispozitat e kaluara.

“Në Kodin e ri Penal do të ketë vepra edhe tjera të cilat do të precizohen me shpërdorimin e detyrës zyrtare dhe veprat tjera nga përgjegjësia e personave të zgjedhur dhe emëruar. Ka diskutime dhe besoj se lartësia e dënimeve do të duhet të kthehet sipas standardeve të BE-së, të cilat janë si ato që ishin në Kodin e vjetër Penal”, u shpreh Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.

Ai tha se zëvendësministrja Viktorija Avramovska-Madiq ka dhënë informacione të rreme tek gazetarët për atë se kush janë propozuesit e ndryshimeve në Kodin Penal tashmë në fuqi. Sipas Llogës, grupi i ekspertëve të cilin e udhëheq ai, nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe se zëvendësja Madiq mund të përgjigjet penalisht për dëshmi të rreme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button