Llukarevska tregon për Alsat nëse ka përçarje dhe klane në LSDM

Nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, në emisionin “Magazina Ekonomike”, pohon se nuk ka përçarje në parti, ndonëse në opinion ka një perceptim tjetër. Siç thotë Llukarevska, vetëm një LSDM e fortë mund të jetë partner i dëshiruar koalicioni në skenën politike në vend.

“Mendoj se perceptimi publik është se ka klane, por nëse dikush ka një qëndrim të vetin dhe që është i ndryshëm nga qëndrimi i dikujt tjetër, nuk do të thotë se janë dy klane të ndryshme… vetëm një LSDM e fortë, e qëndrueshme dhe unik është partneri i dëshiruar i koalicionit dhe mendoj se duhet të bëjmë edhe më shumë në të ardhmen”, tha Llukarevska

LEXO EDHE:

Back to top button