Lojë e zbehtë në ‘Fadil Vokrri’, Kosova në disavantazh


Ka përfunduar 45 minutëshi i parë në ndeshjen mes Kosovës dhe Greqisë, e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve.

Mysafirët janë në epërsi falë një goli të hershëm të Dimitrios Limnios (3′).

Që nga ai moment, grekët nuk është që kanë rrezikuar edhe shumë dhe loja kryesisht ka qenë e zbehtë.

Ndërkohë, Kosova huqi një rast të artë me anë të Arbër Zenelit, teksa vetëm pak çaste më pas Atdhe Nuhiu provoi me kokë. Në fundin e pjesës së parë, rrezikoi me një goditje Ibrahim Dresevic e Besar Halimi.

Të shohim se a do të vendosë për ndryshime Bernard Challandes në pjesën e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button