“Lojë mes çiftit”, reagon Pallati Elysee pas pamjeve ku gruaja e godet Macronin me shuplakë
“Lojë mes çiftit”, reagon Pallati Elysee pas pamjeve ku gruaja e godet Macronin me shuplakë

Një skenë e papritur është kapur nga kamerat gjatë mbërritjes së Emmanuel dhe Brigitte Macron në aeroportin e Hanoit, në Vietnam, në kuadër të turit të tyre në Azi.
Në momentin kur dera e aeroplanit u hap, dora e Brigitte ‘godet’ fytyrën e presidentit francez.
Macron u duk i habitur për një moment, por menjëherë rifitoi qetësinë dhe vijoi me përshëndetjet sipas protokollit.
Çifti presidencial më pas zbriti shkallët e aeroplanit, ku presidenti, si zakonisht, i zgjati dorën gruas së tij, shkruan the Sun.
Por, këtë herë, Brigitte e refuzoi, duke zbritur vetë.
Videoja është përhapur me shpejtësi në rrjete sociale dhe ka shkaktuar reagime të shumta.
Fillimisht, Pallati Elysée mohoi autenticitetin e pamjeve, por përballë jehonës mediatike ndryshoi qëndrim.
Një këshilltar i afërt i presidentit e përshkroi incidentin si një “shkëmbim të zakonshëm mes bashkëshortësh”.
Më pas, dha një tjetër version, duke e cilësuar si një moment të fundit relaksi mes çiftit.
Sipas të njëjtit, komentet negative vijnë kryesisht nga qarqe të afërta me Rusinë.
French President Emmanuel #Macron & First Lady Brigitte Macron arrived in Hanoi, #Vietnam on Sunday evening, on a state visit.
But Macron & his wife “had a little problem”…..
Macron was punched in the face by his wife before exiting the plane upon arrival in Vietnam.… pic.twitter.com/MvLZFCDsnc
— Indo-Pacific News – Geo-Politics & Defense (@IndoPac_Info) May 26, 2025