Lojërat Olimpike, atletët do të flenë në shtretër prej kartoni

Lojërat Olimpike, atletët do të flenë në shtretër prej kartoni

Lojërat Olimpike janë rikthyer në Paris një shekull më vonë, por zyrtarët francezë po bëjnë diçka krejtësisht ndryshe këtë herë. Si pjesë e përpjekjes së tyre për ta bërë Paris 2024 si rastin e “lojërave më të përgjegjshme dhe më të qëndrueshme në histori”, po ndërtojnë diçka që do të qëndrojë edhe më vonë. Në vend që të vendosen në apartamente të përshtatura për ta, atletët në fshatin olimpik këtë verë do të jetojnë në atë që do të bëhet shtëpia apo vendi i punës i dikujt tjetër më vonë. Pasi të kenë përfunduar Lojërat Paraolimpike më 8 shtator, fshati – i cili përmban 82 ndërtesa – do të shndërrohet në hapësirë zyrash për 6000 punëtorë dhe apartamente për të strehuar 600 njerëz të tjerë. Ndërtesat që u ngritën u ndërtuan me dru dhe materiale të ricikluara, duke përdorur procese që reduktojnë gjurmët e karbonit me 30% për metër katror, më shumë se sa kërkojnë rregulloret ekologjike franceze. Një e treta e të gjitha ndërtesave janë të pajisura me panele diellore. Fshati do të ketë në total rreth 3000 apartamente që përmbajnë një total prej 14.250 shtretërish të bërë me materiale të riciklueshme si p.sh me kartonë, dyshekët po ashtu janë prodhuar me materiale të ripërdorura. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button