Lojërat Olimpike do të zhvillohen pa spektatorë

Një vit nga shtyrja për shkak të pandemisë, Lojërat Olimpike janë gati për nisje, por me dyer të mbyllura. Ky është vendimi i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që ka bërë me dije se garat do të zhvillohen pa praninë e spektatorëve, ndërsa Japonia është futur në fazën e katërt të emergjencës si pasojë e rritjes së infektimeve nga Covid-19.

“Është e trishtë që po organizojmë këtë event në një formë të tillë, por nuk kemi zgjidhje tjetër”, u shpreh Presidenti i Lojërave Olimpike, Tomas Bak.

Japonia po përballet me tjetër valë të pandemisë, sidomos me përhapjen e varianteve të reja si ai Delta. Nëse ka nga ata që janë zhgënjyer pasi mundën të sigurojnë një biletë për lojërat, qindra të tjerë vazhdojnë protestat në rrugët e Tokios për të anuluar Olimpiadën: “Do të vazhdojmë të bëjmë thirrje që Lojërat të mos zhvillohen. Masa më e mirë për të ndaluar përhapjen e virusit është ndalimi i këtij aktiviteti”.

“Tokyo 2020” nis më 23 korrik dhe përfundon më 8 gusht dhe organizatorët bëjnë thirrje për të shmangur grumbullimet edhe në aktivitetet e hapura si çiklizmi, maratona apo triatloni.

LEXO EDHE:

Back to top button