VIDEO/ Lojtarët bashkohen në fushë, për të shtyer makinën e ambulancës

Përballja në mes Bragës dhe Portos, përpos luftës së madhe në terrenin e gjelbër, ka dhuruar edhe një moment unik në futboll. David Karmo u zëvendësua në minutën e 70′, pasi nuk ishte në gjendje të vazhdonte dhe makina e ambulancës duhej të hynte në fushë, për të marrë lojtarin e dëmtuar.

 

Hyrja në fushë e automjetit të emergjencës ishte e lehtë, por dalja një histori krejt tjetër. Lojtarët e Portos dhe Bragës duhej të bashkoheshin për ta shtyrë ambulancën që të dilte nga fusha. Një punë e shkëlqyer e futbollistëve, që lanë mënjanë dallimet e tyre për ta ndihmuar ambulancën të bëhej funksionale dhe ta dërgonte lojtarin e dëmtuar në spital.

Ndërkohë në pjesën zyrtare Porto e shënoi golin hapës në minutën e 9-të të lojës. Dy kartonë të kuq u treguan në 70′ dhe 90′, ndërkohë që Braga barazoi në kohën shtesë.

LEXO EDHE:

Back to top button