Lojtarët e Çellsit kundër Poketinjos: “Mungesë respekti ndaj Silvës”

Pavarësisht një merkatoje plot shpenzime të çmendura, Çellsi vijon të zhgënjejë tifozët në mënyrë sistematike. Skuadra londineze renditet në vendin e 12-të pas 16 javëve të para në Premier Ligë.
Duke qenë më afër zonës së ftohtë sesa vendit të katërt, që do të sillte kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Së fundmi ka shpërthyer një çështje “Tiago Silva”.
Gjatë humbjes 2-0 me Evertonin në “Goodison Park”, Ris Xhejms u dëmtua. Dhe trajneri Maurisio Poketinjo urdhëroi kapitenin që shiritin t’ia kalonte Konor Gallager, e jo “veteranit” brazilian.