Lojtarët e Çellsit marrin vendim për të ardhmen e Poketinjos

Çellsi po përballet me rrezikun e një reagimi të ashpër në dhomën e zhveshjes, nëse shkarkon trajnerin Maurisio Poketinjon. Trajneri argjentinas thuhet se është i popullarizuar në mesin e shumë lojtarëve të tij në “Stemford Brixh”. Ndërsa rezultatet dhe performancat nuk kanë bërë përshtypje, “The Mail” thekson se shumë lojtarë besojnë se ai është njeriu i duhur për këtë punë.

Aftësitë menaxhuese të Poketinjos janë vlerësuar nga skuadra e fryrë e klubit londinez. Megjithatë, shumë nga ata lojtarë mund të mos jenë në klub për shumë më gjatë, sesa fundi i këtij sezoni.

“Blutë” thuhet se po konsiderojnë një rinovim të skuadrës, pasi përballen me një tjetër sezon me mediokritet në mes të tabelës.

LEXO EDHE:

Back to top button