Lojtarët e Realit dhe Barçës bëhen bashkë, duke ndjekur ndeshjen në Kupën e Afrikës
Kapiteni i Francës, Kilian Mbape ndoqi ndeshjen Bregu i Fildishtë kundër Kamerunit në Marrakesh të dielën, së bashku me vëllain e tij, Ethan.
Sipas L’Équipe, Mbape, mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Zhil Kunde dhe Aurelin Çuameni, udhëtuan për në Marok për ndeshjen e Grupit F, megjithëse nuk ishin ulur së bashku në tribuna. Lojtarët po marrin disa ditë pushim duke qenë se La Liga ka marrë pushimet dimërore.
Mbape kishte qenë tashmë në Marok për barazimin 1-1 të vendasve me Malin dhe zuri përsëri vendin e tij në tribunat e Marrakeshit. Sulmuesi i Real Madridit ka trashëgimi kamerunase nga babai i tij.








