Lojtarët kyç mungojnë në stërvitjen e fundit të Bajernit!

Kinglsi Koman dhe Manul Nojer nuk kanë stërvitur me skuadrën e Bajern Munihut. Trajneri, Hansi Flik, ka konfirmuar se Koman dhe Nojer kanë munguar në seancën e fundit stërvitore që klubi ka zhvilluar.

 

 

Bavarezët do të luajnë ndeshjen e tyre të radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve, mirëpo kanë një epërsi prej katër golave pas takimit të parë, që është mbyllur me rezultat 4-1.

“Jam i kënaqur me atë çfarë bëmë në ndeshjen e parë. Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë”, tha trajneri në konferencën e zakonshme një ditë përpara ndeshjes. Jemi në një seri të fitoreve radhazi dhe duam që një gjë e tillë të vazhdojë.

 

Flik njoftoi publikun se Nojer dhe Koman nuk u stërvitën, por është akoma herët për të marrë një vendim mbi formacionin e mundshëm.

 

“Le të presim dhe të shohim nëse ato do të jenë në dispozicion. Unë do të marr një vendim përfundimtar nesër në mëngjes”, përfundoi Flik.

LEXO EDHE:

Back to top button