Lojtarët më të paguar në vitin 2025, Ronaldo para Lionel Mesit

Kristiano Ronaldo kryeson listën e “Forbes” për futbollistët më të paguar në vitin 2025, me 280 milionë dollarë (239 milionë euro). Sulmuesi 40-vjeçar i Al Nassr mbetet lojtari aktiv më i pasur në botë, falë kontratës së tij gjigante në Arabinë Saudite dhe marrëveshjeve të shumta komerciale.

Në vend të dytë renditet Lionel Messi me 130 milionë dollarë (111 milionë euro), të ardhura të siguruara nga kontrata me Inter Miami dhe sponsorët globalë.  Karim Benzema i Al Ittihad mbyll podiumin me 104 milionë dollarë (89 milionë euro), ndërsa pas tij vijnë Kylian Mbappé i Real Madridit me 95 milionë (81 milionë euro) dhe Erling Haaland i Man. Sitit me 80 milionë (68 milionë euro).

Dhjetëshen e parë e plotësojnë: Vinicius Jr (60 milionë), Mohamed Salah (55 milionë), Sadio Mané (54 milionë), Xhud Belingam (44 milionë) dhe 18-vjeçari Lamine Yamal i Barcelonës (43 milionë), më i riu në histori që hyn në këtë listë.

Top 10 lojtarët më të PAGUAR në vitin 2025, sipas “Forbes”:

  1. Cristiano Ronaldo: 239 milionë euro
  2. Lionel Messi: 111 milionë euro
  3. Karim Benzema: 89 milionë euro
  4. Kylian Mbappé: 81 milionë euro
  5. Erling Haaland: 68 milionë euro
  6. Vinicius Jr: 51 milionë euro
  7. Mohamed Salah: 47 milionë euro
  8. Sadio Mané: 46 milionë euro
  9. Jude Bellingham: 38 milionë euro
  10. Lamine Yamal: 37 milionë euro

LEXO EDHE:

Back to top button