Lojtarët serbë priten me “Mora Fjalë” në stadium, dhe me brohoritje “UÇK, UÇK”
Lojtarët serbë priten me “Mora Fjalë” në stadium, dhe me brohoritje “UÇK, UÇK”

Atmosfera në “Air Albania” në Tiranë është elektrizuese, me ndeshjen Shqipëri – Serbi që sapo ka nisur.
Lojtarët e Serbisë janë pritur me këngën “Mora fjalë” e thirrjet “UÇK, UÇK”, sa ishin në nxehje para nisjes së ndeshjes.
Ndeshja i takon ciklit eliminator për Botërorin 2026, që zhvillohet në SHBA, Kanada e Meksikë.
Për Shqipërinë është ndeshja e tretë, ndërsa i ka tri pikë të fituara.
Për Serbinë është ndeshja e pare në këto kualifikime.