Lojtari më i kritikuar te Reali, drejt transferimit te PSZH për 12 mln euro

Antonio Rudiger ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Real Madrid dhe largimi i tij në fund të sezonit është i pashmangshëm. Megjithatë, mbrojtësi gjerman mund të largohet që në merkaton e janarit.

“El Nacional” zbulon se 32-vjeçari ka përfunduar në radarin e PSZH-së. Luis Enrike beson te përvoja e Rudiger dhe e sheh atë si një përfo rcim ideal për qendrën e mbrojtjes, duke ditur edhe dëmtimet e shumta që ka pësuar kampioni në fuqi i Europës në këtë repart.

Largimi i Rudigerit gjatë janar nga Real Madrid nuk do të jetë pa asnjë kosto. Sipas raportimit në fjalë, PSZH është e gatshme të paguajë 12 milionë euro për të transferuar mbrojtësin gjerman, shifër brenda pritshmërive të klubit madrilen, duke ditur që i mbaron kontrata në qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button