Lojtari më i mirë në “EURO 2024”, bastet përfshijnë edhe futbollistët shqiptarë

Kompanitë e parashikimeve sportive vazhdojnë të shtojnë opsionet e basteve për ndeshjet e Europianit së fundmi kanë dalë edhe kuotat për titullin si lojtari më i mirë i turneut. Kombëtaret ende nuk i kanë bërë publikë emrat e lojtarëve që do të grumbullojnë, por janë disa prej tyre të cilët do të jenë pashmangshmërisht të pranishëm.

Koeficientin më të ulët për t’u shpallur lojtari më i mirë, që do të thotë mundësitë më të mëdha i ka Kilian Mbape. I ndjekur nga Xhud Belingam dhe Hari Kejn që janë golashënues fantastikë. Në listën e shkurtër ndjekin Bukajo Saka, Kristiano Ronaldo dhe Kevin De Bryjne.

Nuk mungojnë emrat e futbollistëve të kombëtares shqiptare edhe pse merr pjesë për herë të dytë në finalet e kësaj gare. Nedim Bajrami dhe Sokol Cikalleshi vlerësohen me koeficientin 351, ndërsa Armando Broja 501.

Thuajse e pamundur për “kuqezinjtë” që të fitojnë këtë çmim, por kompanitë e basteve nuk e përjashtojnë si mundësi pasi në këtë listë bëjnë pjesë vetëm 124 lojtarë nga 624 që do të grumbullohen gjithsej në 24 ekipet pjesëmarrëse.

LEXO EDHE:

Back to top button