Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, ndezi ndriçimin e parë të Ramazanit në Londër, në qendër të qytetit në Piccadilly Circus.

Rruga legjendare West End do të ndriçohet për muajin e Ramazanit, i cili festohet nga myslimanët, duke përfshirë edhe vetë kryetarin e Londrës. Pjesëtarët e besimit islam do të agjërojnë këtë vit nga data 22 mars deri më 21 prill.
THE LIGHTS ARE ON✨
The Aziz Foundation brings Central London the FIRST EVER Ramadan lights, attached to Aziz Family buildings!We will lead this for years to come, so make sure to visit & tag us!
Special thank you to Heart of London Business Alliance.
Ramadan Mubarak! pic.twitter.com/06jhOu2L9j
— Aziz Foundation (@AzizFndn) March 21, 2023
Nisma u drejtua nga organizata jofitimprurëse Ramadan Lights UK, e cila u mblodh për të ngritur ekspozitën përmes donacioneve publike.
“Si fëmijë, një udhëtim në Londrën qendrore për të parë dritat festive ishte një kënaqësi e përvitshme. Unë dhe motra ime ishim shtrirë në makinë duke parë dritat nga çatia e diellit. Ishte magjike”, tha themeluesja e organizatës, Aisha Desai.
Today rode with @CycleSistersUK #Hounslow team to see Ramadan Lights being switched on at Piccadilly Circus.
What a special moment 🎉
Ramadan Mubarak all
Ramadan Lights is founded by Aisha Desai @ramadanlightsUK & sponsored by @AzizFndn and @myalgbra ✨#London pic.twitter.com/NRHhI48cpx
— Samra (@samra_said) March 21, 2023
Qyteti është zbukuruar me mesazhe të gëzuara të Ramazanit, me hëna dhe yje vezulluese, ndërsa koncepti i zgjedhur përshkruan ndryshimet e hënës gjatë muajit të Ramazanit.
There’s Ramadan lights in London whatttt 😍 pic.twitter.com/pnTkG3J4Bl
— Ɪ 🫧 (@ohitsmeissy) March 16, 2023








