Londra pritet të jetë një nga vendet më të nxehta në planet sot

Londra parashikohet të jetë më e nxehtë se Havana, Islamabadi, Sahara Perëndimore dhe destinacionet e njohura evropiane për pushime sot pasi temperaturat po rriten ndjeshëm.

Met Office ka parashikuar se kryeqyteti mund të ketë temperatura maksimale prej 38°C kur vala e të nxehtit të përfshijë Anglinë.

Rritja e temperaturave ka detyruar Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar të shpallë një alarm shëndetësor të nivelit 4 – i përshkruar si një ‘emergjencë’ – ndërkohë që Zyra e Meteorologjisë ka lëshuar paralajmërimin e parë të kuq të nxehtësisë ekstreme në Mbretërinë e Bashkuar, ku të dy funksionojnë nga sot deri të mërkurën.

Temperaturat përvëluese të Londrës nënkuptojnë se kryeqyteti do të jetë më i ngrohtë se disa nga vendet më të nxehta në botë.

LEXO EDHE:

Back to top button