Londra shpall gjendjen e incidentit të madh

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan deklaroi sot gjendjen e incidentit të madh, pasi përhapja e COVID-19 në kryeqytetin britanik tashmë është jashtë kontrollit.

“Ne po deklarojmë një incident të madh, sepse kërcënimi që ky virus paraqet në qytetin tonë ka arritur një pikë krize”, tha Khan.

“Nëse nuk ndërmarrim masa të menjëhershme, njësitë tona të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit mund të mbingarkohen dhe më shumë njerëz do të vdesin”, shtoi ai në një deklarate.

BM ka regjistruar një numër shumë të lartë infektimesh në ditët e fundit, veçanërisht Londra.

Spitalet tashmë janë kryesisht të mbushura.

E ashtuquajtura incidencë shtatëditore e infektimeve të reja për 100 000 banorë në kryeqytetin britanik tani është në më shumë se 1 000.

LEXO EDHE:

Back to top button