Lopetegi do të ulet në pankinën e Milanit, në vend të Piolit?

Milani dhe Stefano Pioli pritet të ndajnë rrugët në fundin e sezonit, teksa drejtuesit kuqezinj kanë nisur nga puna të për të gjetur “timonierin” e ri të skuadrës. Emrat në listën e Zlatan Ibrahimoviçit dhe kolegëve të tij janë të shumtë duke nisur nga Fonseka, Gallardo apo Galtier.

Mirëpo, ai që bind më shumë dhe që duket në  pozitën më të mirë për të drejtuar “Djallin” në sezonin e ardhshëm, është Zhulien Lopetegi. Trajneri spanjoll duket se është figura që përmbush kriteret kryesore të presidentit Kardinale që kërkon një trajner ndërkombëtar, i zoti në punën me të rinjtë dhe i gatshëm për të ndarë idetë e merkatos me klubin.

Në ditët e fundit ka pasur edhe kontakte mes Milanit dhe agjentit të ish-trajnerit të Spanjës që kanë lënë një ndjesi pozitive në klubin kuqezi. Aktualisht, Lopetegi kishte marrë një pauzë nga profesioni me eksperiencën e fundit që e pati në Premier Ligë vitin e shkuar kur drejtoi Vulverhempton deri në muajin gusht. Megjithatë, tashmë Lopetegi është gati të rikthehet dhe të marrë përsipër projektin e Milanit.

LEXO EDHE:

Back to top button