Loredana shfaqet atraktive nga pushimet në Greqi: Çelësi i një jete të shëndetshme është dashuria

Loredana shfaqet atraktive nga pushimet në Greqi: Çelësi i një jete të shëndetshme është dashuria

Reperja e njohur shqiptare, Loredana ka këto ditë ka nisur disa ditë pushime.

Si destinacion ajo ka zgjedhur Greqinë ndërsa po shoqërohet nga familjarët dhe disa miq teksa nuk mungon as vajza e saj Hana.

Foto: Loredana/Instagram

Nga vendi ku po qëndron, reperja ka sjellur vazhdimisht imazhe dhe ka bërë postime të ndryshme ku shihet duke u relaksuar dhe shijuar në maksimum këtë kohë.

Ndërsa në llogarinë e saj të Instagramit ku numëron mbi tre milionë ndjekës, Loredana ka publikuar një kolazh me fotografi ku shfaqet në formë të mirë e veshur në rroba banjë.

Në mbishkrimi ajo tha se ndihet e bekuar dhe se çelësi i një jete të shëndetshme është dashuria.

“Ndonjëherë e gjithë kjo duket si një ëndërr, nuk mund ta besoj se jam kaq e bekuar. Mendoj se ndonjëherë jam mosmirënjohëse? Më vjen turp për këtë, por bëj çmos çdo ditë për të vlerësuar gjërat e vogla në botë. Çelësi i një jete të shëndetshme është dashuria. Lori”, ka shkruar reperja në mbishkrim.

Foto: Loredana/Instagram

LEXO EDHE:

Back to top button