Loriana Kuka me medalje ari, KOK uron xhudistën kosovare

Loriana Kuka ka arritur t’i sjell një medalje tjetër të artë Kosovës në Lojërat Mesdhetare në “Oran 2022”. Xhudistja kosovare ka triumfuar në kategorinë -78 kilogramë. Në finalen e madhe Kuka ka mposhtur franceze Chlor Buttigieg.

Njoftimi i plotë nga KOK:

Loriana Kuka është bërë e artë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, duke i sjell vendit tonë medaljen e gjashtë, të tretën të artë. Xhudistja jonë mundi në finale francezen, Chloe Buttigieg, kategoria -78 kg.

Është kjo medalja e pestë nga sporti i xhudos. Urime Lorit, xhudos dhe krejt Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button