Los Angeles, mijëra persona të evakuuar për shkak të zjarreve

Moti i ngrohtë me temperatura të larta ka rikthyer edhe njëherë zjarret në rajonin e Los Angeles.

Përhapja me shpejtësi e flakëve për shkak të erës ka detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e më shumë se 500 familjeve për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Deri në këto moment raportohet për një sipërfaqe prej 1300 hektarësh të djegur.

Policia ka arrestuar një person që dyshohet se ka qenë shkaktar për nisjen e zjarrit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

LEXO EDHE:

Back to top button