Los Anxhelos Lejkers dhe Indiana Pejsers në finale të NBA Kupës

Los Anxheles Lejkers dhe Indiana Pejsers do të luajnë në finalen e Kupës inauguruese të NBA për një çmim prej 7.5 milionë dollarësh. Lejkersat në gjysmëfinale mundën Nju Orlinsin me rezultat 133:89, falë paraqitjes brilante të yllit kryesor LeBron Xhejms.
LeBroni e përfundoi ndeshjen me 30 pikë, 5 kërcime dhe 8 asistime në vetëm 23 minuta në parke. Në anën tjetër, Trej Marfi ishte më efektivi me vetëm 14 pikë, të cilat rezultuan të pamjaftueshme për ta bërë konkurruese skuadrën e tij.
Indiana mundi Milluaokin me rezultat 128:119 falë 27 pikëve dhe 15 asistimeve të Halibartonit dhe 26 pikëve dhe 10 kërcimeve të Majlls Tarnerit. Te Miluoki, Xhianis Antetokounmpo shkëlqeu me 37 pikë dhe 10 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.
Finalja mes Lejkersit dhe Indiana do të luhet në Las Vegas, të dielën, më 10 dhjetor në orën 2:30 të mëngjesit.