Los Anxhelos Lejkers mund Portlandin edhe pa Lebron Xhejmsin

Los Anxheles Lejkers ka marrë fitoren e dytë radhazi dhe të pestën këtë edicion, pasi në “Crypto Arena” ka arritur fitore me gjashtë pikë epërsi ndaj Portland Trail Blazers 116:110. Përkundër mungesës së yllit të tyre më të madh LeBron Xhejms, Lejkersat kanë dominuar nga fillimi deri në fund të këtij dueli.
Entoni Dejvis ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 30 pikë, 13 kërcime, gjashtë asistime dhe tri bllokime. Me lojë të mirë u dalluan edhe japonezi Rui Haçimura me 19 pikë, derisa Austin Rivs dhe Redish shtuan nga 18 të tjera. Xheremi Grant ishte më efikasi te skuadra mysafire me 23 pikë e pesë kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.