Los Anxhelos Lejkers, nis “gjahun” pas dy yjeve të NBA-s

Skuadra e Los Anxhelos Lejkersit, pas një sezoni zhgënjyes, ku u eliminua në çerekfinalet plej off-it nga Feniks Sans, ka nisur të mendojë që tani për sezonin e ri. Drejtuesit e ekipit kalifornian janë vënë në kërkim të një lojtari “big” në NBA, për të ndihmuar LeBron Xhejmsins dhe Entoni Xhoshua.

Sipas mediave amerikane, Lejkersat janë vënë në ndjekje të Kris Pollit, që këtë sezon luajti me Feniksin. Një organizator i fortë dhe me shumë përvojë në NBA, që do të ndihmojë Lejkersat.

Emri i dytë në listë është Rasell Uestbruk, që luan me Uashingtonin. Nëse për të parin marrëveshja është më e lehtë, për të siguruar shërbimet e Uestbrukut, ekipi i Lejkersit mund të heqë dorë nga Denis Shroder, Kajll Kuzma apo Taleon Horton-Taker.

Kris Poll duhet të vendosë brenda datës 1 gusht për të ardhmen e tij, nëse do të shfrytëzojë opsionin e “player option” me vlerë 44 milionë dollarë për sezonin e ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button