Los Anxhelos Lejkers, pësojnë humbjen e katërt radhazi

Los Anxheles Lejkers janë në një formë shumë të dobët dhe në një krizë të rezultateve në ndeshjet e fundit. Pasi kanë fituar Kupën e NBA, Lejkers kanë rënie drastike në formë dhe kanë pësuar humbjen e 10-të në 13 ndeshjet e fundit.

Në sfidën e fundit ndaj Memfis Grizlit, Lejkersat u mposhtën para tifozëve të tyre me 14 pikë diferencë 113:127. Qendra Xharen Xhekson ka qenë më efikasi te skuadra mysafire me 31 pikë, nëntë kërcime e një asist.

Me lojë të mirë te fituesit u dalluan edhe Smart me 29 pikë, Bejn me 24 dhe Xha Morant që shtoi 21 të tjera. LeBron Xhejms me 32 pikë dhe Entoni Dejvis me 31 të tjera ishin më efikasit te Lejkers, por nuk mjaftuan pasi nuk kishin përkrahjen e duhur nga bashkëlojtarët e tyre

LEXO EDHE:

Back to top button