LPFM, java e 25-të nis në Gjorçe Petrov

Ka përfunduar pushimi në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, për shkak të ciklit eliminator të përfaqësueses së Maqedonisë, dhe sot në lagjen e Gjorçe Petrovit, me përballjen në mes Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Akademia Pandevit, nis java e 25-të, ku 5 ndeshje janë paraparë për tu zhvilluar gjatë ditës së diel. Derbi i kësaj jave do të jetë sfida në mes FC Shkupi dhe Renovës, e cila do të zhvillohet në kompleksin stërvitore “Petar Milloshevski” pran FFM-së. Ndërkohë lideri aktual, Shkëndija do të takohet me Sileksin, ndërsa Struga Trim Lum në terreni vendas përballet me Bellasicën. Në ndeshjet e tjera, Pelisteri në Manastir përballet me Vardarin, ndërsa Rabotniçki do të takohet me Borecin. Të gjithë takimet e javës së 25-të do të nisin në orën 15.00.

LEXO EDHE:

Back to top button