LPFM, sfidat derbi në Тetovë dhe Shkup

Sot u zhvilluan të gjitha përballjet e javës së 13-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në derbin e Tetovës, fitues doli skuadra e Shkëndijës, e cila falë golit të shënuar nga Sindrit Guri , mundi Renovën, e cila mbylli takim me një futbollist më pak, pas përjashtimit të Abdullait me karton të kuq. Me reultatin identik 0-1, skuadra e Struga Trim Lum shënoi fitore ndaj Pelisterit në Manastir. Ndërkohë lideri aktual, FC Shkupi pësoi disfatë në transfertë, duke u mundur nga Makedonija Gjorçe Petrovi me 2-1. Në ndeshjet e tjera, Akademia Pandev, në transfertë, me 3-0 mundi Rabotniçkin, ndërsa Tikveshi dhe Bregallnica, me rezultat identik, 2-1, mundën Skopjen, respektivisht Borecin.
Liga e Parë – java 13
Renova 0-1 Shkëndija
Rabotniçki 0-3 Akad. Pandev
Makedonija Gj.P. 2-1 FC Shkupi
Tikveshi 2-1 Boreci
Bregallnica 2-1 Skopje
Pelisteri 0-1 Struga Trim Lum